Zbardhen emrat/ Këta janë dy të rinjtë që morën peng një 17-vjeçar, më pas e detyruan të futet në TikTok dhe…

by editor

Janë publikuar emrat e dy 19-vjeçarëve, që kanë marrë peng, shantazhuar në Tik Tok dhe kanë ngacmuar seksualisht një 17-vjeçar në Lezhë. Të arrestuarit janë shtetasit Amarildo Gjoka dhe Antonino Lleshi.

Advertisements

Policia njoftoi se dy 19-vjeçarët morën peng në automjet të miturin dhe e drejtuan drejt fshatit Kolsh-Malsi, Njësia Administrative Kolsh, Bashkia Lezhë, pa dëshirën e tij.

Advertisements

“Pasi kanë ndaluar automjetin, këta dy shtetas e kanë shantazhuar 17-vjeçarin me video duke e nxjerrë “Live” në rrjetin social “TikTok” dhe duke e detyruar të përdorë fjalë fyese në video, veprime këto të cilat janë shoqëruar me dhunë fizike ndaj 17-vjeçarit, si dhe e kanë ngacmuar seksualisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale në ngarkim të dy të arrestuarve do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Ngacmimi seksual”.

Advertisements

You may also like