“Më ka marrë malli për Romeon”- Habit Jul Deda, aktori ka një mesazh për çiftin

by editor

Aktori i njohur i humorit, Jul Deda ka debatuar shpeshherë me kolegun e tij, Romeo Veshaj, madje dyshja ishin rivalë të fortë në garë.

Por, pas përfundimit të BBV, dy aktorët nuk kanë pasur komunikim me njëri-tjetrin, ndërsa Romeo vijon të shijojë romancën me Heidi Baçin, marrëdhënie e cila u vendos në dyshim nëse do të vazhdonte pas përfundimit të spektaklit.

Advertisements

Pavarësisht konflikteve, Jul Deda shprehet se e ka marrë malli për rivalin e tij, duke shtuar se “edhe Romeon e ka marrë malli për mua”.

“Më ka marrë malli për Romeon, ah Romeo Romeo… Do ta takoj. Edhe Romeon e ka marrë malli për mu, po lëre”, tha aktori në “Pushime on top”.

Advertisements

Ai theksoi se nuk e ka takuar çiftin, por shtoi se nëse të dy kanë vendosur të vazhdojnë lidhjen që nisën në BBV “u plakshin bashkë”.

“Jo asgjë nuk ka ndryshuar, Romeo dhe Heidi po shijojnë momentet e tyre, Shqipërinë. Kanë shkuar në Topana, i pashë. Ju uroj më të mirat të dyve, nëse ata kanë vendosur t’a vazhdojnë atë që nisën në Big Brother, ju uroj gjithë të mirat. U plakshin bashkë”, u shpreh aktori.

Advertisements

You may also like