Fredi Beleri me post drejtues në Parlamentin Evropian: Faleminderit, lajmin e mora në burg

by editor

Fredi Beleri është zgjedhur në një post drejtues në Parlamentin Europian.

Eurodeputeti grek nga Shqipëria, i cili ndodhet pas hekurave të burgut ku është dënuar për korrupsion në zgjedhje, është emëruar nënkryetar i Komisionit të Peticioneve.

Advertisements

“Falënderoj kolegët e mi që më zgjodhën nënkryetar të Komisionit të Peticioneve, gjë për të cilën mësova nga brenda burgjeve shqiptare”, tha Beleri, duke shprehur optimizmin e tij se së shpejti do të lirohet dhe do të jetë në gjendje të kryejë detyrën e tij.

Disa ditë më parë, Beleri mori një leje pesë ditore nga Drejtoria e Burgjeve në Shqipëri, për të qenë i pranishëm në seancën e parë të Parlamentit Europian.

Advertisements

You may also like