Bllokohet aksi Thumanë-Kashar, protestuesit kërkojnë hyrje-dalje në autostradë

by editor

Qindra protestues kanë bllokuar aksin Thumanë-Kashar këtë pasdite.

Advertisements

Protestuesit kanë bllokuar njëri krah të rrugës së re, teksa janë ankuar se kanë mbetur të izoluar për shkak se kjo autostradë nuk ka hyrje-daje drejt fshatrave të tyre.

Advertisements

Protestuesit janë banorë të zonës, ndërsa në vendngjarje shihet edhe një prezencë e madhe e forcave të policisë.

Banorët thonë se atyre u duhet të shkojën deri në Laç, për t’u kthyer më pas drejt zonave të tyre në Kurjë dhe Fushë-Krujë.

You may also like