I vdiq vajza nga infeksioni në vesh, por mjekët e shënuan atak kardiak, nëna në Tiranë: Jam betuar mbi varrin e saj se nëse nuk ka drejtësi, do marr vetë hak!

by editor

“Unë jam betuar mbi varrin e vajzës që nëse nuk bëhet drejtësi, do e marr vetë hakun”

Advertisements

Jasemina Luarasi u nda nga jeta në 17 prill 2020 në moshën 21-vjeçare. Shkaku i vdekjes është përcaktuar arrest kardiak, por se pse erdhi kjo situatë, nuk shpjegohet.

Advertisements

Jasemina kishte lindur me mungese të qiellzës (palatoksinë), por falë disa ndërhyrjeve, kishte korrigjuar këtë problem. Megjithatë, kjo anomali i krijoi probleme dhe me shëndetin mendor.

Në fillim të muajit prill 2020 Jasemina u sëmur nga një infeksion në vesh. E ëma tregon se ka qenë gjithë kohën në komunikim me mjeken e familjes, e cila i ka dhënë trajtim përmes telefonit. Por gjendja nuk u përmirësua dhe infeksioni kaloi në mushkëri. Me gjithë përpjekjet e mamasë, Jasemina nuk ia doli,

Advertisements

Mamaja e saj prej 4 vitesh tashmë endet për të kërkuar drejtësi pasi pretendon se është rënduar situata e të ndjerës, si pasojë e mosmjekimit të duhur në kohën e duhur. Prej 6 muajsh ajo ka humbur dhe burrin çka e ka rënduar gjendjen e saj emocionale, psikologjike dhe më shumë. Ajo zgjodhi studion e “Shqipëria Live” për të bërë një apel për drejtësi.

”Vajza më datën 30 mars u sëmur dhe i filloi infeksioni në vesh. Lajmërova mjeken e familjes, më këshilloi t’i merrja të njëjtin mjekim. Aty i filloi dhe hemorragji nga veshi. Më jepte mjekim, por nuk më tha asnjëherë që të shkoja ta mjekoja në qendrën shëndetësore. Më pas mora urgjencën. Më tha jepi paracetamol. Pas kësaj policinë, që më drejtoi prapë tek urgjenca. Urgjenca sërish më tha të njëjtën gjë. Më 11 prill mora sërish urgjencën sepse vajza ishte me temperaturë 45. Në darkë e çova vajzën tek ambulanca, por mjekja që gjeta më tha nuk e vizitoi sepse ishte mbi 18 vjeç. Ma nxori fëmijën përjashta. Ka vendosur karrige pas derës dhe më nxori jashtë. Mora urgjencën dhe i thashë problemin. Mjeku i urgjencës kërkoi të fliste me të, por ajo nuk hapte derën, i rashë derës me këmbë. Kur e hapi, foli me mjekun po prapë tha që nuk e prek me dorë, më hodhi telefonin dhe iku. Unë jam betuar mbi varrin e vajzës që nëse nuk bëhet drejtësi, do ja marr vetë hakun.

Më datën 14 mora sërish urgjencën në mbrëmje, më thanë do flasim me mjeken e infeksionit. Kjo më mori në mëngjes ditën tjetër. Më tha se do dërgonte që t’i merrnin tamponin. Infermieret erdhën, dhe aty vajza ishte shumë mirë. Tamponi doli negativ. Më pas mora mjeken e familjes dhe i thashë që nuk kishte Covid, por ishte keq nga infeksioni i veshit. Më tha eja tani. U nisa, në gjysmë të rrugës, vajza më ra në tokë. Vajza kishte tensionin 6 me 4. Kaloi në vdekje klinike. Nga të bërtiturat e mija, vajza u zgjua sërish. Morëm ambulancën nuk vinte, gjeta një makinë shkova tek Trauma. Vajza kishte oksigjenin 56. Doktoresha u zu me infermieret dhe mjeken e familjes pse e kishin lënë në këtë gjendje. Aty i bënë një gjilpërë. Më pas e çuan tek QSUT. Për 45 minuta nuk e pa njeri. Më datë 17 më pas, vajza dha shpirt.”– tregoi nëna.

You may also like