Tymi “pushton” qytetin e Vlorës, Flakët ende aktive në fushën e mbetjeve

by editor

Një vatër zjarri në Vlorë në fushën e mbetjeve vijon të jetë ende aktive, që prej 25 korrikut. Si pasojë e djegies së mbetjeve, tymi ka “pushtuar” të gjithë qytetin, duke krijuar shqetësime tek pushuesit. Megjithëse në ndihmë të mjeteve të bashkisë kanë shkuar dhe forcat e ushtrisë por shuarja e flakëve nuk është bërë e mundur.

Advertisements

Edhe sot situata në fushën e mbetjeve vijon të mbetet e njëjtë, ndërsa tymi përhapet në gjithë qytetin. Flakët kanë përshkuar pothuajse të gjithë fushën e mbetjeve urbane, e cila ndodhet në zonë të banuar, në lagjen 24 Maji, e njohur si ish-Fusha e Aviacionit. Ndërkohë tymi është shqetësues jo vetëm për ata që kanë banesat pranë, por për të gjithë qytetarët e Vlorës.

Advertisements

You may also like