Kaltra Meça, sportistja më e re e delegacionit që përfaqëson Shqipërinë në Olimpiadën Paris 2024, mbylli sot garimin e saj në disiplinën 200m stil i lire në not.
Advertisements
16-vjeçarja e talentuar u rendit e katërta në baterinë e parë, duke mos arritur të siguronte kualifikimin më tej.
Advertisements
Adoleshentja shqiptare, të cilën e pret një e ardhme premtuese, regjistroi kohën 02:12:21 në eliminatore, duke bërë një performancë për t’u duartrokitur si debutuese.
Të martën (30 korrik) do të jetë radha e notarit 18-vjeçar Grisi Koxhaku për të garuar në Lojërat Olimpike.