Këngëtarja shqiptare, Ledina Çelo ka rrëfyer si rrallëherë jetën e saj private në ekran.
Advertisements
Teksa ishte e ftuar në “Natën me Aulonën” ajo zbuloi se teksa ishte në pritje të ëmbël me fëmijën e dytë, mori lajmin tragjik se nëna e saj kishte ndërruar jetë.
Advertisements
“Më i vështirë… të them që ka qenë momenti… unë bëra një lindje cezariane, ai ka qenë një moment shumë i vështirë sepse ishte vërtet shumë e vështirë lindja. Doja të bëja një lindje natyrale dhe sigurisht e vështirë është edhe humbja e prindërve. Isha shtatzënë me djalin, tre muajshe në atë kohë dhe marr lajmin që nëna ime pati një infarkt dhe aty ishte një moment jashtëzakonisht i vështirë për mua, por u bëra e fortë. Bashkëshorti s’donte të ma thoshte. Isha e papërgatitur, ajo ishte e papërgatitur si… thashë Ledina po vjen një fëmijë, bëhu e fortë”- tha ajo.