U arrestua me urdhër të SPAK, kryeprokurori Aurel Zarka rezulton përdorues i SKY ECC, zbardhen detaje të reja

by editor

Mëngjesin e sotëm me urdhër të SPAK, u arrestua kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zaraka. Burime bëjnë me dije se; kryeprokurori i Vlorës Zarka, rezulton të jetë përdorures i aplikacionit “SKY” ECC.

Advertisements

Dyshohet se Zarka të jetë përdorues i katër kodeve të aplikacionit SKY ECC, ku ka dyshime nga ana e prokurorisë, që të ketë pasur bisedime për favorizime dhe vepra të tjera, për të cilët prokurorët kanë evidentuar rolet e të përfshirëve.

Advertisements

Po ashtu, mëngjesin e sotëm është arrestuar edhe ish-oficerja e Krimeve të Rënda Eriona Dautaj, si dhe avokatët Radovan Çela dhe Astrit Vladi.

Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, u konfirmua në detyrë në Qershor të këtij viti nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK.

Advertisements

Aurel Zarka, e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004, pranë ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ai u emërua Prokuror në vitin 2012 dhe prej asaj kohe, e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës, ku së fundmi mban funksionin e drejtuesit.

You may also like