Arrestimi i KRYEPROKURORIT të Vlorës, gazetari: ‘Toyota Yaris’ po bën KURBANËT e parë, po porositësit?

by editor

Gazetari Artan Hoxha përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar arrestimin e kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, dhe 3 personave të tjerë, sipas tij të lidhur me hetimet për dosjen “Toyota Yaris”.

Advertisements

Hetimet për këtë dosje janë kryer dhe në shtetin belg, ku ishte dhe pikënisja e makinave me miliona euro që u kapën në portin e Durrësit.

Advertisements

Sipas Hoxhës, prokurorët belgë nuk janë kënaqur vetëm me transportuesit, dhe duket se tashmë po kërkojnë pronarët e vërtetë të parave, dhe kush përfitoi prej tyre për sponsorizimin e fushatave.

Postimi i gazetarit:

Me duket se dosja “Toyota Yaris(Auris)”, e Prokurorise Federale te Belgjikes, sapo ka nisur te bej “kurbanet” e pare ne Shqiperi!!!! Federalet belg nuk qenkan kenaqur me “transportuesit”.

Me duket po kerkojne pronaret e vertete te parave dhe kush perfitoi nga sponsorizimi ne fushatat elektorale?! Pak halle kemi ne keto kohera qameti edhe keta kishim mangut…!!!!

Kujtojmë se drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka u arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Bashkë me të u vu në pranga dhe ish-oficerja e krimeve të rënda Eriona Dautaj, avokati Radovan Cela dhe biznesmeni Astrit Vladi.

 Vladi ka qenë më parë i dyshuar për vrasje e shtetasit Paulin Marku në vitin 2011 tek kthesa e Kamzës në Tiranë. Pasi është arrestuar nga Policia si i dyshuar për vrasjen e Markut, ai është liruar me urdhër të Prokurorisë, e cila e ka cilësuar arrestimin si të paligjshëm.

Radovan Çela ka shërbyer si përfaqësues ligjor i kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi, të arrestuar në vitin 2018 pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, si pjesë e të ashtuquajturës dosja ‘Toyota Yaris’

Prokuroria i akuzoi dy kushërinjtë Elvis Vladi, dhe Alfred Vladi, për krijimin e një organizate me qëllim pastrimin e parave me origjinë kriminale. Por kushërinjtë Vladi nuk u arrestuan asnjëherë nga policia.

Astrit Vladi, biznesmen dhe aksioner i disa kompanive në Shqipëri, është vëllai i Elvis Vladit. Sipas regjistrit civil të vitit 1998, ai mund të ketë mbjatur më parë emrin Doxh Vladi.

Çështja mori rëndësi publike në Shqipëri, pasi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e denoncoi mbërritjen e parave disa ditë para se ato të sekuestroheshin në Durrës. Basha paralajmëroi trafikimin e parave me makina “Toyota Yaris” dhe akuzoi kreun e grupit socialist, Taulant Balla se kishte dalë garant për ato që i quajti “para të drogës”.

Balla i mohoi akuzat dhe fitoi në gjykatë një padi për shpifje ndaj Bashës. Denoncimi i Bashës i dha dosjes emrin “Toyota Yaris”, ndonëse makinat e dorës së dytë i përkisnin markës “Toyota Yaris”.

You may also like