Londra, gati vendimin për katër britanikët e përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt

by editor

Në një rast të pa precedentë, drejtësia shqiptare kërkon të ekstradojë nga Britania e Madhe, katër shtetas britanik dhe shqiptarin me pasaportë britanike Edmond Haxhia, të akuzuar nga prokuroria e Lezhës nën dyshimin se u përfshinë në vrasjen e Ardian Nikulajt, prillin e shkuar në Shëngjin.

Paraditen e ditës së nesërme do të mësohet vendimi nëse kjo kërkesë ekstradimi e shtetit shqiptarë, do të pranohet apo refuzohet.

Advertisements

Në edicion qendror të lajmeve 19:30, i dërguari Top Channel në Londër, gazetari Muhamed Veliu, raportoi se cilët janë pritshmëritë për vendimin gjykatës londineze.

“Gjatë 25 viteve të fundin si të kërkuar nga drejtësia shqiptare apo ato të vendeve europiane në gjykatën magjistrale City of Westminster Magistrate Court kanë dalë rreth 300 shtetas shqiptarë.

Advertisements

Por ky proces ekstradimi është i paprecedentë pasi është hera e parë kur drejtësia shqiptare kërkon ekstradimin e katër qytetarëve britanik.

Thomas MITHAN, Steven HUNT, Harry SIMPSON, Harriet BRIDGEMAN dhe shqiptari Edmond HAXHIA, do jenë përsëri bashkë përpara gjykatës për të mësuar vendimin.

Advertisements

Të gjithë bashkë janë arrestuar Majin e 2023 një muaj pas vrasjes të Ardian Nikulajt”, raportoi gazetari Muhamed Veliu.

Më tej gazetari Top Channel shpjegoi se “janë disa faktorë në favor të shtetit shqiptarë kërkues i ekstradimit.

Së pari provat e mbledhura filmike dhe shkencore në hetimin e vrasjes së Ardian Nikulajt nga prokurori çështjes Erion Shehaj që të gjitha vënë në dispozicion të këtij procesi ekstradimi.

Së dyti, një letër garanci e përpiluar nga prokurori Shehaj dhe me firmën e ministrit të drejtësisë Ulsi Manja dërguar gjykatës, ku garantohet se Edmond Haxhia nuk do të dënohet për gjakmarrje një vepër penale e dënueshme 30 vite burg deri burg përjetë. Kjo ka qenë pika më e fortë e bllokimit të ekstradimit nga avokatët e Edmond Haxhisë”.

Gazetari Muhamed Veliu duke iu referuar një burimi nga vizita e ish ministrit të punëve të brendshme Taulant Balla, nëntorin e shkuar në Londër raportoi se në takimin me homologun e tij James Cleverly Balla është shprehur se “jemi përballë një rasti kur Britania e Madhe duhet të zbatojë reciprocitetin për aq kohë sa Shqipëria ka ekstraduar drejt Britanisë së Madhe të gjithë personat e kërkuar prej tyre”.

Por gjithçka varet nga gjyqtari Paul Goldspring, i cili e ka gati vendim për ta lexuar paraditen e të martës.

Parlamentet e Shqipërisë dhe Britania e Madhe disa vite më parë kanë ratifikuar marrëveshjen e përbashkët të ekstremeve të ndërsjella nga dy vendet.

Për vrasjen e Ardian Nikulajt në fund të dhjetorit 2023, në mënyrë të suksesshme nga Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e Shtetit dhe zyra e Interpol Tiranës, u realizua ekstradimi nga Maroku i Ruben Saraives.

Sipas dosjes të prokurorisë Lezhë, Edmond Haxhia, i akuzuar si organizator i vrasjes të Ardian Nikulajt është kushëri i parë i Elton dhe Klodian Lekstakajt në përplasje për gjakmarrje me fisin Nikulaj.

Babai i tyre Pjetër Lekstakaj, i dënuar në mungesë me 25 vite burg për tentativë vrasje në Shqipëri të xhaxhait të Ardian Nikulajt, do të arrestohej në Birmingham për qëllime ekstradimi në viti 2007.

Ekstradimi i tij nuk u lejua pasi avokatët mbrojtës ngritën pretendimin se në burgjet shqiptare nuk do të mund të merrte kujdesin shëndetësor të duhur.

You may also like