Gara për Portin në Porto Romano/ Rama: E larguam nga qyteti, ishte plagë mjedisore dhe zonë e errët e veprimtarive kriminale

by editor

Hapet gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, që siç tha Rama është një nga projektet më të rëndësishme strategjike për Shqipërinë dhe rajonin.

Advertisements

Në fjalën e tij, Rama dhe se ky projekt ka një garanci shumë të madhe dhe porti është një kapitull i ri për Shqipërinë.

Advertisements

Ndër të tjera, kryeministri deklaroi se e larguan nga qyteti i Durrësit, pasi ishte një plagë e rëndë mjedisore dhe zonë e errët e veprimtarive kriminale.

Kryeministri u shpreh se “në bashkërendim me NATO jemi duke punuar për financimin e zonës ushtarake pranë këtij porti, duke i shtuar kështu projektit edhe rëndësinë që lidhet me sigurinë, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe më gjerë”.

“Është një histori më e gjatë sesa dëshira dhe limitet e durimit pasi qytetarët dëgjojnë dhe presin. Durimi e para nuk është ndër virtytet e shqiptarëve dhe e dyta, në kohet tona është një nga mallrat më të rrallë

Shqiptarët kanë zgjedhur që ky vend të bëhet më në fund pjesë e familjes së bashkuar të vendeve të lira dhe demokratike.

E shkuara është një barrë shumë e madhe, e shkuara jonë është njësoj si porti i Durrësit në qendër të qytetit. Një port që është një plagë, plagë mjedisore, një plagë fizike që ka bërë në vazhdimësi dëm të madh për perspektivën dhe imazhin, por edhe një plagë në aspektin socio-ekonomik sepse e dimë shumë mirë se gjithë ai kaos për shumë vite ka qenë një zonë e errët e veprimtarive të paligjshme dhe kriminale.

Largimi i Portit të Durrësit nga qyteti dhe vendosja e tij këtu, tërësisht me karakteristika dhe përmasa të reja është hapja e një kapitulli të ri në historinë e qytetit, por edhe në historinë e ekonomisë tonë dhe sigurisë tonë. Ky projekt ka një garanci shumë të madhe. Ka garancinë e një prej kompanive më të shkëlqyera që ka bota, kompania Royal Haskoning”, tha Rama ndër të tjera duke theksuar se ky port i jep Shqipërisë një fuqi të re dhe e bën pikë kyçe strategjike për tregtinë dhe sigurinë e rajonit.

Rama u shpreh se porti do të lidhë tregtinë me pjesën tjetër të rajonit dhe më gjerë përmes hekurudhave dhe përmes dy porteve të thata në Strugë dhe Prishtinë, duke orientuar shumë flukse tregtare.

You may also like