Tjetër aksident i rëndë në vend, makina përfundon në kanal! Tre të plagosur

by editor

Një aksident ka ndodhur rreth orës 16:00 në aksin Fier-Marinëz.

Një automjet tip Volkswagen ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.

Advertisements

Si pasojë, janë plagosur dy pasagjerët dhe drejtuesi i mjetit, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Fier.

Shkaku i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara dhe gjendja e amortizuar e rrugës.

Advertisements

Në vendngjarje ka mbërritur policia për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

You may also like