Historia e sulmuesit shqiptar, Marseljan Mema, është me të vërtetë speciale.
Advertisements
Djaloshi nga Shtërmeni, aktivizohet në formë huazimi te skuadra kampione e San Marinos, Virtus, që mbrëmjen e sotme u përball me Flora Talin, në duelin e vlefshëm për raundin e dytë të Ligës së Konferencës.
Advertisements
Sfida e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërkohë që në duelin e kthimit, Mema u aktivizua në minutën e 55-të, teksa në minutën e 88-të, u shndërrua në një protagonist, teksa shënoi një gol me peshë, duke barazuar rezultatin në 2-2, kësisoj dueli shkoi në shtesë.
Interesant është fakti se për të qenë pjesëmarrës në këtë përballje, Mema, ka marrë lejë në punë, pasi nga e hëna në të premte, atij i duhet të punojë në një fabrikë këpucësh, ndërkohë që në fundjave luan futboll me skuadrën amatore të Montecalvos.
Advertisements
Edhe pse pjesë e futbollit amator, talenti i shqiptarit, ka impresionuar drejtuesit e kampionëve të San Marinos, që e huazuan Memën për ndeshjen Europiane.
27-vjeçari ka lindur në Shqipëri, por është rritur në Rimini të Italisë. Për fat të keq, skuadra e sulmuesit shqiptar, nuk arriti të bënte mrekullinë, teksa pësoi dy gola në kohën shtesë ndaj Flora Talin. Kujtojmë që Flora tashmë do të përballet me fituesen e çiftit Egnatia-Vikungur.
Flora 2-[2] Virtus (2-2 on agg.) – Marseljan Mema 88′ (San Marino Goal)
byu/atbg1936 insoccer