“Shiko flamurin e vorio-epirit”/ Sekretari i Omonias përplaset ashpër me studiuesin: O servili i vogël i Rilindjes..

by editor

Studiuesi Ardit Bido dhe sekretari i Omonias në Himarë , Marin Suli patën një përplasje në emisionin ‘Now’ sa i takon simbolit të përdorur nga Petro Gjikuria në logon e “Federatës Panepirote të Amerikës”.

Advertisements

Sipas Bidos problemi i vetëm është problemi i nacionalizmit grek të shfaqur edhe në simbolin e përdorur nga Gjikuria, ku duket flamuri i veriut të Epirit.

Nga ana tjetër sekretari i Omonias ka refuzuar të jap një përgjigje lidhur me ktë simbol në logo, gjë e cila ka hapur debat në studio mes tij dhe Bidos.

Advertisements

Pjesë nga emisioni:

Ardit Bido: Ke për të thënë ndonjë gjë për flamurin e Vorio-epirit? Hapi sytë dhe shikoe flamurin

Marin Suli: Nuk kam asgjë për të thënë për çmenduritë e tua. Ardit nuk kam asgjë për të thënë nga ato që më pyet ti, harroe se më sikletos për gjërat që më thua.

Ardit Bido: Ti nuk ke çfarë të thuash sepse në zyrat e Omonias ku punon ti si sekretar, është flamuri i Spiro Milos, i atij që dogji Borshin, që dogji Kallaratin dhe ju e keni fotografinë e Spiro Milos atje.

Marin Suli: Ti je një servil i vogël rilindas.

Ardit Bido: Unë jam çfarë të duash ti, për këto të dyja ke gjë për të thënë? Nuk ke

You may also like