Zjarri apokaliptik në Shëngjin/ Pemë të kthyera në hi, çfarë lanë pas flakët masive! Zjarrfikësit ndodhen ende në terren(Video)

by editor

Pas orëve luftë me flakët në Shëngjin, duket se nata ka qetësuar gjendjen, pasi disa zona tashmë janë nën kontroll.

Advertisements

Situata e zjarreve po shkojnë drejt përmirësimit, kështu raporton gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda.

Në Ranën e Hedhun, ku situata dje ishte me kritike, deri më tani duket të jetë nën kontroll situata, edhe pse era fryn e fortë herë here pas here.

Advertisements

Edhe në qendër pranë kishës katolike, ku zjarri u aktivizua mbrëmë në orët e vona, flakët janë vënë nën kontroll.

Vijon ende puna e zjarrfikësve në terren, por me intensitet më të ulët.

You may also like