Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy të lënduar

by editor

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Vrinë, Bashkia Konispol ku një automjet që vinte nga Greqia, me dy shtetas të huaj, ka përfunduar në kanalin e Butrintit.

Ata janë identifikuar si Onno J Van Helden, 53 vjeç, nga Holanda dhe Dajana Murai, 34 vjeç, nga Brazili.

Advertisements

Thuhet se drejtuesi i mjetit nuk e ka parë kthesën që të çon në vendin e quajtur “Lundra” dhe ka përfunduar në kanal.

Menjëherë, sapo banorët e zonës panë skenën, janë hedhur në ujë dhe kanë nxjerrë një çift të huajsh nga mjeti që po fundosej. Më pas ka mbërritur infermierja e zonës e cila u dha ndihmën e parë.

Advertisements

Ajo konstatoi se burri kishte parametra të ulët jetësorë, ndërsa shoqëruesja e tij paraqitej në gjendje më të mirë.

Dy të lënduarit janë transportuar drejt spitalit të Sarandës. Gjendja e 53-vjeçarit paraqitet kritike ndërsa e 34-vjeçares më e stabilizuar.

Advertisements

Megjithatë, do të transportohen me autoambulancë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

You may also like