Një shpërthim ka ndodhur në një kantier ndërtimi në Tiranë. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës në rrugën “Reshit Çollaku” në Tiranë.
Advertisements
Sipas policisë shpërthimi ka qenë i ngjashëm me lëndë plasëse ose lëndë piroteknike. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.
Advertisements
“Më datë 01.08.2024, rreth orës 01:15, në rrugën “Reshit Çollaku”, në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar”- thote policia.
Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
Advertisements