Tre ditë më parë, delegatët e Partisë Socialiste votuan emrat e rinj që do t’i bashkohen Asamblesë Kombëtare. 1330 delegatë votuan më 28 korrik gjatë Kongresit të Partisë Socialiste 156 anëtarët e rinj, ku mes tyre është zgjedhur edhe Albora Rraja.
Advertisements
Ajo është vajza e ish-deputetit socialit Rrahman Rraja, i cili dha dorëheqjen vitin e kaluar pas ngjarjes së dhunshme në të cilën u përfshi fisi Rraja, si dhe djali i tij, Rrexhep Rraja.
Advertisements
Ajo është zv/kryetare e Këshillit të Qarkut Durrës, ku përfshihet edhe Kruja.
Rrajat janë një fis i njohur më së shumti për problemet me drejtësinë dhe krimet.
Advertisements
Mesditën e 6 korrikut 2023, me shkopinj gome e bejsbolli anëtarët e fisit Rraja mësynë në një lokal në aksin Fushë Krujë-Thumanë, ku dhe dhunuan barbarisht dy kushërinjtë të fisit Maja, Bilbil dhe Jashar Majën.
Mes dhunuesve ishin dy vëllezërit e ish-deputetit socialist të Krujës, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i Rrahman Rrajës, Rexhep Rraja alias Xheni.
Dy ditë më pas, 8 korrik erdhi edhe dorëheqja e Rrajës. Ai kërkoi ndjesë publike për dhunën që familjarët ushtruan ndaj kushërinjve Maja, si dhe tha se ndihej i turpëruar nga kjo ngjarje, duke shkruar më tej mes rreshtash se kishte dështuar si prind.
“Nuk kam fjalë për ta shprehur sikletin karshi të gjithë atyre që më kanë besuar gjithë këto vite. Fatkeqësisht unë dështova si prind dhe ndjehem i turpëruar publikisht nga fëmija im. Ju kërkoj ndjesë shokëve dhe kolegëve te grupit parlamentar dhe deklaroj dorëzimin e mandatit të deputetit dhe tërheqjen time nga jeta politike. Ju kërkoj ndjesë atyre që më kanë dhënë votën prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet. Ju kërkoj ndjesë viktimave të asaj dhune turpëruese për familjen time.
I bëj thirrje djalit tim të dorëzohet para drejtësisë. Zoti më dhëntë forcë që ta përballoj këtë dhimbje të madhe dhe jetë që ta shlyej këtë turp që më la mbi shpatulla si gur im bir. Në fund mirënjohje dhe ndjesë edhe kryetarit të partisë dhe kryeministrit, i cili nuk më kishte asnjë borxh për këtë shqetësim kaq të madh publik që i shkaktova”, u shpreh në atë kohë ish-deputeti socialist.