EMRI/ Kush është 34-vjeçari që humbi jetën në aksident, pamjet nga mjeti i përmbysur dhe i shkatërruar komplet!

by editor

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ndodhi mbrëmjen e sotme në autostradën Levan – Tepelenë pranë vendit të quajtur Kafaraj.

Advertisements

Sipas burimeve paraprake drejtuesi i mjetit tip “ Mercedes Benz” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Advertisements

Mësohet se viktima është Aurel Yzeiraj, 34 vjeç.

Advertisements

Siç shihet dhe nga fotot mjeti është përmbysur pasi ka dalë nga rruga dhe është dëmtuar komplet.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:30, në fshatin Kafaraj, shtetasi A. Y., 34 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, shtetasi A. Y., ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

You may also like