E frikshme në Tiranë! I riu merret peng nga babai i ish të dashurës, dëgohet në …! Zbardhen detaje nga ngjarja

by editor

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me një pengmarrje në Tiranë, ku tre persona rrëmbyen me forcë një 22-vjeçar.

Advertisements

Mësohet se i riu është marrë peng nga babai i ish të dashurës së tij, së bashku me dy bashkëpunëtorë.

Advertisements

Më pas ata e kanë çuar në fshatin Shëngjergj, ku edhe e kanë dhunuar fizikisht të riun.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. Ç., 41 vjeç, A. Ç., 38 vjeç, dhe E. K., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/25, i Kodit Penal. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë forcërisht në automjet, një 22-vjeçar, dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij, për motive të dobëta”, tha policia ne nje njoftim.

You may also like