Ironia e Agron Llakaj për “Boom-in turistik”:Kush ka para, shkon tall b*thën në Dhërmi

by editor

Rritja e çmimeve në bregdetet shqiptare e sidomos në jug të vendit, ka tërhequr vëmendjen e aktorit Agron Llakaj.Ai ka ironizuar lajmet propagandeske pro qeverisë që flasin për “boom” turistik, ndërkohë që pamjet që qarkullojnë në rrjet nga terreni flasin të kundërtën.Teksa shtron pyetjen se çfarë do të thotë “boom” turistik, Llakaj në një postim në rrjetet sociale tregon dy kategori të njerëzve: ata që kanë mundësi të shkojnë e të pushojnë ku të duan dhe të tjerë që përballen çdo ditë me luftën për të mbijetuar.“Çfarë domethënë boom turistik? “Kush ka para me bollëk, shkon tall bythën në Dhërmi. Kush s’ka asgjë në trastë, luan bythën në shtëpi”, shkruan aktori duke ironizuar situatën në vend.

Advertisements

You may also like