Një 12-vjeçar është përplasur nga një makinë ditën e sotme në Orikum të Vlorës.
Advertisements
Detajet e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa policia thotë se i mituri është jashtë rrezikut për jetën ndërsa është shoqëruar në komisariat shoferi i makinës.
Advertisements
“Sot, në Orikum, shtetasi E. H., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar një shtetas të mitur 12 vjeç, (këmbësor) i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Advertisements
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin”, bën me dije policia e Vlorës.