EMRI/ Nuk u ndje mirë pasi doli në ajrosje, ndërron jetë në QSUT i paraburgosuri

by editor

Shtetasi Hekuran Myrtaj, i cili ishte i paraburgosur dhe po vuante dënimin në IEVP “Jordan Misja” ka ndërruar jetë në QSUT për shkak të një arresti kardiak.

Myrtaj nuk është ndjerë mirë gjatë kohës që ka dalë për ajrosje, duke humbur më pas ndjenjat.

Advertisements

Punonjësit e sigurisë dhe nd/ mjekë në IEVP e kanë shoqëruar me urgjencë drejt QSUT.

Pas ndërhyrjes së mjekëve në QSUT, i paraburgosuri ka ndërruar jetë.

Advertisements

Myrtaj është arrestuar në datë 17.07. 2024 për kultivim të bimëve narkotike.

You may also like