Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi kandidati socialist, Vangjel Tavo fitoi Bashkinë e Himarës.
Advertisements
Rama e ka konsideruar si spektakolare fitoren e Vangjel Tavos, ndërsa shprehet se Himara do të kthehet në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut.
Advertisements
Kreu i qeverisë ka edhe një apel për të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi që të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer #Himarën2030🇦🇱 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë🫶”, shkruan kryeministri.
Advertisements