Reperi Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy, është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj personazhit të “TikTok”, Medi Iseni, në një klub nate në Pejë mëngjesin e 2 gushtit. Më herët është bërë e ditur se ndaj Noizy-t është lëshuar fletë arresti dhe uniformat blu po bëjnë kërkime për vendosjen e tij në pranga.
Advertisements
Ka dyshime se reperi shqiptar ndodhet ende në Kosovë dhe madje ka performuar në një klub nate. Operacioni për kërkimin e Noizyt është duke u realizuar me urdhër të Prokurorisë në Pejë. Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka apeluar për bashkëpunim: “I njëjti nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim. I bëjmë apel këngëtarit që të paraqitet tek organet kompetente”.
Advertisements