Skandal te pediatria/ Lëshojnë ilaçe të skaduara për fëmijët, shpërthen Manjani: Kriminelë të paskrupullt

by editor

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” ka denoncuar një skandal.

Advertisements

Një recetë me ilaçe të skaduara është lëshuar për një fëmijë të shtruar te Pediatria në pavionin e sëmundjeve të rënda të gjakut në QSUT.

Advertisements

“Ilaçe që i blejnë pa asnjë kriter e hesap me para publike”, shkruan në postimin e tij Manjani.

Postimi i plotë:

Advertisements

Në fëmijët tuaj e provofshi!

Nuk e di se ç’tu themi më shumë.
Mbase u dhemb më shumë tek fëmijët, se vetë janë lëkurëtrashë e s’u dhëmb më asgjë.
Kriminelë të paskrupullt.

U japin fëmijëve të sëmurë ilaçe të skaduara. Ilaçe që i blejnë pa asnjë kriter e hesap me para publike. I mbajnë në magazina, i lënë të skadojnë dhe u ndërrojnë datën e skadencës për t’ua injektuar fëmijëve me sëmundje të rënda gjaku.
Ahhhhh…!
Ahhhhhh…!

A duhet më shumë për të zbërthyer një krim kundër njerëzimit?!
Mbase ka drejtësi atje lart…
****

Ai ligji i skadimit të kartave, nuk vlen për skadimin e ilaçeve!
Ahhhhhhh!!!
Ahhhhhh, more ahhhhhh!

You may also like