Zgjohuni/ Maliqi thirrje opozitës: Të përballemi “dhëmbë për dhëmbë” me banditët e qeverisë

by editor

Ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, u ka bërë thirrje qytetarëve dhe liderëve të opozitës që të “zgjohen” dhe të reagojnë pasi nuk mban më “ujë pilafi” me këtë qeveri të korruptuar deri në palcë.

Advertisements

Maliqi u ka bërë thirrje faktorëve politikë, që të zbresin në bazë dhe të përballen me problemet e qytetarëve në mënyrë që mos ketë asnjë me kartë ID të skaduar.

Advertisements

Në këtë mënyrë Maliqi i paraprin çdo “djallëzie”, që ka menduar Edi Rama për të “vjedhur vota” në zgjedhjet e përgjithshme të 2025.

Reagimi:

“Zgjohuni! Zbrisni urgjent në bazë përballuni në fushë betejë. Boll vetem me fjale ,koha eshte e veprave. Himara mësim ose pësimi i radhës!

Advertisements

Thirrje PD-së dhe liderve të Opozitës:

Zbrisni në Bazë, krijoni struktura paralele me Rilindjen, evidentoni banditët, patronazhistët, shtoni radhët, shumëfishoni shtabet elektorale në çdo Bashki, në çdo “KZAZ”, vini përballë kundërshtarit të njëjtën përballje, madje më të madhe. Evidentoni dhe orientoni menjëherë mbështetësit për kartat e identitetit në gjithë vendin , që mos të ketë asnjë pa kartë identiteti të rregullt.

Detyra konkrete në çdo QV, evidentoni komisionerë, vëzhgues dhe pregatitini në mënyrë të detajuar, struktura mbrojtëse, lëvizëse në çdo QV, në çdo KZAZ, ndiqni kundërshtarët hap pas hapi, tre ditët e fundit patrullime natën dhe ditën e votimit në çdo QV të jenë mbi 6-7 veta para QV plus kontrolleve, të cilët në fund të shoqërojnë nga pas kutitë e votimit në KZAZ, jashtë KZAZ mbështetësit tuaj të jenë më të shumtë se patronazhistët, të jeni vigjilent gjatë numërimit të votave për çdo fletë votimi.

Duhet përballje e fortë, ose ndryshe pranoni Diktaturën!”, shkruan Maliqi.

You may also like