Burri goditi për vdekje gruan me sëpatë, i biri pasi mësoi ngjarjen tragjike i mori jetën të atit duke e hedhur nga shkallët! Trupave të dy viktimave do u bëhet ekspertiza në Tiranë

by editor

Trupat e dy viktimave, Huso dhe Shano Ismaili, do t’i nënshtrohen ekspertizës mjekoligjore në Tiranë.

Advertisements

Mësohet se trupat e çiftit të bashkëshortëve janë dërguar në morgun e Tiranës dhe më pas u transportuan me ambulancë në mjekësinë ligjore në Tiranë.

Advertisements

Krimi i dyfishtë ndodhi mëngjesin e sotëëm (6 Gusht) në fshatin Shalës në Konispol dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Sipas versionit të policisë, 69-vjeçari Huso Ismaili ka goditur për vdekje me sëpatë bashkëshorten e tij pas një debati për motive të dobta në banesën e tyre.

Advertisements

Djali i çiftit, Klement Huso, pasi i ati ka mësuar ka mësuar ngjarjen tragjike është konfliktuar me të atin dhe e ka hedhur nga shkallët e banesës. Dëmtimet e marra kanë qenë fatale për jetën e 69-vjeçarit, i cili humbi jetën.

You may also like