Një video e vrasjes së biznesmenit grek, Panagiotis Stathis është publikuar, duke shfaqur momentin kur ai u qëllua për vdekje në një atentat mafioz më 2 korrik.
Advertisements
Në pamjet, autori i krimit shfaqet i veshur me rroba të zeza dhe me një skafandër të bardhë në kokë.
Advertisements
Ai afrohet tek makina e biznesmenit nxjerr armën dhe qëllon në drejtim të 54-vjeçarit përmes xhamit të shoferit.
Pas të shtënave të para, atentatori e mbush sërish karikatorin dhe vijon të qëllojë drejt biznesmenit, duke u siguruar që ai kishte ndërruar jetë.
Advertisements
Më pas, largohet nga vendi i ngjarjes.
Një 44-vjeçar i paidentifikuar me emër është arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes së biznesmenit, megjithatë, ai ka mohuar akuzat.
Policia ka zbuluar se i dyshuari kishte bërë kërkime të detajuara rreth jetës së viktimës.
Në celularin e të arrestuarit dyshohet se është gjetur një fotografi me armë, e cila ngjan me atë të përdorur në krim.
Po ashtu, është gjetur edhe një foto e Panagiotis Stathis, që besohet të jetë bërë nga vetë i dyshuari pas një takimi të zhvilluar me një biznesmen tjetër në Mykonos.
Hetimet e policisë greke për vrasjen e biznesmenit Panagiotis Stathis kanë zbuluar një lidhje të mundshme me një tjetër krim të rëndë, vrasjen e shqiptarit, Alfons Ndoci.
Të dyja viktimat, Stathis dhe Ndoci, duket se kanë pasur bashkëpunime në disa “punë”.
Alfons Ndoci ishte akuzuar më parë se ishte përdorur nga biznesmenë të ndryshëm për të kryer veprime kriminale, për shkak të konflikteve pronësore në Mykonos.