Aksident i rëndë në Lushnje/ Makina del nga rruga, humb jetën një person

by editor

Një automjet tip BMW me targa AB 507 DT, ka dalë nga rruga në aksin rrugor Krutje-Pushimi i shoferit.

Për pasojë një person që ka qënë në timon ka gjetur vdekjen. Mjeti ka përfunduar në një grumbull hekurash, ku është dashur mbi një orë që të nxirret personi që drejtonte mjetin me ndihmën e zjarrfikësve dhe punonjësve të policisë së shtetit dhe qarkullimit.

Advertisements

Fatkeqësisht ende nuk është identifikuar, ndërkohë që sipas dokumenteve të gjetura, mjeti rezulton i një kompanie që jep makina me qira.

Ende nuk është identifikuar viktima që është transportuar në morgun e spitalit të Lushnjes.

Advertisements

You may also like