Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Konispol, ku burri vrau gruan dhe më pas djali ndërhyri në konflikt duke hedhur babanë nga shkallët, duke i shkaktuar vdekjen, zbardhet dëshmia e të birit të çiftit. Gazetarja Shpresa Dine ka siguruar për BalkanWeb dëshminë e Klement Islamajt para oficerëve të policisë.
Advertisements
“Nuk kisha qëllim ta vrisja babanë, e shtyva por u pengua”, mësohet të jetë shprehur 41-vjeçari. Klementin Islamaj nga fshati Shalës, u arrestua ditën e djeshme për vrasjen e babait të tij Hysen Islamaj 69 vjeç, pak pasi ky i fundit i kishte vrarë me sopatë nënën e tij 66-vjeçare Shano Islamaj.
Advertisements
“Vetë jam prind i dy fëmijëve dhe jam i divorcuar. Babai edhe një ditë më parë e ka dhunuar nënën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit. Isha tek lokali i fshatit po pija kafe me disa shokë. Nga shtëpia u dëgjua zhurmë dhe më thanë bashkëfshatarët të çohesha të shihja çfarë kishte ndodhur. Kur shkova gjeta nënën të vrarë në mes të shtëpisë. Babanë e shtyva që ta largoja nga vetja, por ai u pengua dhe ra. Nuk kisha qëllim ta vrisja”, është shprehur në çdo moment mes lotësh para grupit hetimor 41-vjeçari Klementin Islamaj.