Tjetër aksident me vdekje, përplasen “kokë më kokë” makinat, 1 person humb jetën

by editor

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë, ku për pasojë ka ndërruar jetë një person.

Mësohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëri-tjetrin. Policia bën të ditur se mjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin Genci Stërmasi, është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin Nezir Salla, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Advertisements

Ky aksident ka ndodhur në një aks rrugor, i cili zakonisht përdoret tashmë vetëm nga banorët e zonës pas hapjes së tunelit të Kërrabës, ndërsa shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.

You may also like