Krimi i dyfishtë në Konispol/ Shtyu të atin nga shkallët pasi i vrau me sëpatë nënën, ja akuza që rëndon mbi djalin e dy viktimave

by editor

Klement Islamaj do të përballet me akuzën “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”, pasi dyshohet se pasi ka parë nënën e tij të pajetë, është konfliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka shtyrë atë nga shkallët e banesës dhe si pasojë e dëmtimeve, 69-vjeçari ka humbur jetën.

Advertisements

Ky i fundit, më sëpatë ka masakruar gruan e tij, për motive që ende nuk dihen.

Advertisements

“Në vijim të veprimeve procedurale të kryera për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Shals, Konispol, ku shtetasi H. I., 69 vjeç, në banesë, dyshohet se goditi me sëpatë, në kokë, për motive të dobëta, bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 67 vjeçe, e cila si pasojë humbi jetën, Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestoi në flagrancë djalin e tyre, shtetasin K. I., 41 vjeç, për veprën penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”. Shtetasi K. I. dyshohet se pasi ka parë nënën e tij të pajetë, është konfliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka shtyrë atë nga shkallët e banesës dhe si pasojë e dëmtimeve, 69-vjeçari ka humbur jetën”, njofton policia.

Kujtojmë se në dëshminë e tij, 41-vjeçari është shprehur se nuk ka patur për qëllim të vrasë të atin, por gjatë konfliktit ai ishte penguar dhe nga rrëzimi kishte ndërruar jetë.

Advertisements

Babait të dy fëmijëve i është dhënë sot leje nga policia për të marrë pjesë në varrimin e prindërve të tij, Huso dhe Shano Islamaj.

You may also like