Ish-banorja e Big Brother VIP, Efi Dhedhes është përballur sot me një rast urgjent pasi gjyshi i saj është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka patur nevojë urgjente për mjekim.
Advertisements
Pasi ka telefonuar ambulancën për ta transportuar në spital, siç tregon Efi askush nuk është interesuar, i kanë kërkuar të dhëna “idiote” si e quan ajo duke i humbur kohën që mund të jetnë momentet e fundit që i ka për gjyshin.
Advertisements
“Dua ta them me zë meqë nuk e di më kë kam folur. Kam marrë urgjencën sepse gjyshin e kam në gjendje shumë kritike dhe kam një orë që flas për të marrë thjesht një ambulancë për të ma sjellë këtu. Dhe me bëjnë muhabet, madje më kanë fikur dhe telefonin, më kërkojnë të dhëna idiote. Po më marrin kohën time dhe momentet e fundit që ndoshta i kam për të (gjyshin).
Nuk më sjellin një ambulancë. Kam folur dhe me një mjek që do e marr vesh patjetër se kush është i cili nuk më gjeti zgjidhje dhe mua akoma ambulanca nuk më ka ardhur. Unë këtë gjë nuk kam për ta harruar dhe do ta çoj deri në fund për të gjithë ju ordinera që punoni nëpër urgjenca, ju femrat e fëlliqura që më hapët telefonin dhe më thoni që “po deshe zonjë” dhe më fik telefonin. Unë do e marr vesh se kush jeni.
Advertisements
Të jesh duke vdekur nuk i intereson askujt. Çar bëhet kështu? Sa njerëz iu ka ndodhur njësoj si mua po s’kanë ku të flasin.”