Ky është azili ku ndodhi vrasja në Tiranë/ Dëshmia: Virxhili më b*llizonte, më zinte rrugën

by editor

Në foton e mësipërme është godina e azilit privat të të moshuarve “Ruaje moshën”, ku u regjistruar krimi në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Advertisements

Në pamje dallohet tabela me emrin e shtëpisë së kujdesit dhe numri i telefonit. Dera metalike që rrethon vilën pothuajse të mbuluar nga pemët. Sistemi i monitorimit me kamera pranë derës së hekurit dhe një mur i lartë.

Në atë godinë, rreth orës 04:00 të mëngjesit 78-vjeçari Zyhdi Shehu ka goditur disa herë me bostum (shkop hekuri) 82-vjeçarin Virxhil Vesho, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Advertisements

Pasi uniformat blu mbërritën në vendin e ngjarjes, gjetën kufomën e shtetasit Virxhil Vesho me shenja dhune në trup dhe kokë.

Krimi dyshohet se ndodhi pas një sherri mes tyre për motive të dobëta, ku dyshohet se shkaku ka qenë krevati për të cilin Zyhdi Shehu pretendonte se ia kishte zënë shoku i dhomës. Nga informacionet paraprake, rezulton se si viktima dhe autori vuanin të dy nga skleroza.

“Më bullizonte, më zinte rrugën”, mësohet se ka deklaruar Zyhdi Shehu para grupit hetimor për shokun e tij të dhomës, viktimën Virxhil Vesho.

Zyhdi Shehi, i lindur më 1946, është një historian dhe shkrimtar i njohur për botime dhe publicistikë historike dhe letrare.

Vitin e kaluar ai është shpallur edhe “Qytetar Nderi” i Kavajës, ku iu dorëzua titulli nga autoritetet lokale bashkiake dhe në ceremoninë e zhvilluar dallohej gjendja jo e mirë shëndetësore, teksa dridhet gjatë fjalës së mbajtur. 78-vjeçari rreth 1 vit më parë është dërguar në azilin privat të pleqve në kryeqytet, pasi ka shfaqur probleme me sklerozën.

Sipas biografisë së botuar edhe në Facebook, Zyhdi Shehi ka lindur në fshatin Bago të Kavajës dhe është diplomuar në Institutin Pedagogjik të Shkodrës për Gjuhë Shqipe dhe Letërsi e më pas ka mbaruar me korespondencë edhe Fakultetin Filologjik të Tiranës, po për Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.

Pas një periudhe pune si mësues, në vitin 1982 nis punën në Muzeun Historik të Kavajës. Në vitin 1996, pas botimeve të artikujve të shumtë në fushën e historisë dhe etnografisë së zonës, del me librin e parë, monografinë kushtuar patriotit kavajas, Ahmet Bejtaga.

Më pas, në vitin 2000, botoi monografinë Andrea Ekonomi, “Mësues i Popullit”, “Kavaja, figura te shquara historike” 2005, “Indrit Cara”, 2007, “Inxhinjeri Jani (Xhuf) Koljaka e Diplomati Stavro Stavri”. Për merita në punë i është dektretuar në vitin 1990 medalja “Naim Frashëri”.

You may also like