E goditën me thikë në zemër, vdes në Itali 38-vjeçari shqiptar

by editor

Një 38-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë mbrëmjen e kaluar në Tavullia, Itali.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari Dritan Idrizi ka humbur jetën pasi ka marrë një plagë me thikë në zemër gjatë një sherri.

Advertisements

Ngjarja ndodhi pranë një ndërtese përballë Conad, përgjatë Via San Giovanni dhe shqiptari i dënuar për drogë vdiq pak më pas në spitalin Cattolica.

Sipas hetimeve të deritanishme, Idrizi kishte shkuar në Tavullia për të larë hesapet me një familje bashkëfshatarësh.

Advertisements

Ai ishte i armatosur me shkopinj bashkë me dy-tre të tjerë që kishte marrë për përforcim. Gjatë sherrit njëri nga grupi duket se ka goditur në kokë shqiptarin me të cilin kishin hesape.

Më pas një person ka marrë thikën dhe ka goditur tre herë në gjoks 38-vjeçarin Dritan Idrizi. Të tjerët të pranishëm në sherr u plagosën dhe u trajtuan në spitalin e Pesaros.

Advertisements

Askush nuk është arrestuar deri më tani pasi hipotezat flasin për vrasje, tentativë vrasje dhe plagosje të rënda.

You may also like