E rëndë, shqiptarja tërhiqet zvarrë në autostradë në Greqi, humb jetën

by editor

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të enjte në Greqi.

Sipas mediave vendase mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Patras-Pirgo ku 75-vjeçarja shqiptare teksa po tentonte të kalonte autostradën është përplasur nga një mjet dhe më pas është tërhequr zvarrë.

Advertisements

E moshuara kishte udhëtuar nga Kos për të vizituar një të afërm në Alissos.

Aksidenti ka ndodhur në orën 05:40 të mëngjesit, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Advertisements

You may also like