‘”Vuçiç katër herë në javë thotë se do të sulmojë Kosovën”, Ngjela për tensionet në Veri: Kurti të tërhiqet nëse e thotë SHBA

by editor

Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar sot në Top News, Breaking, ku foli për situatën dhe tensionet në Veri të Kosovës.

Advertisements

“Ndalimi i urës e ka dëmtuar Kosovën. Kam përshtypje se Kurti do ta fitojë këtë, sepse ndërkombëtarët kanë frikë për një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë. Ka një farë rezerve ndërkombëtarët që të vazhdojë kjo situatë paqësore, që të mbyllen situatat e vështira të koncepteve ultranacionaliste.

Advertisements

Fakti që e kërkojnë ndërkombëtarët, Kurti duhet të tërhiqet. Edhe trupa amerikane ka në Kosovë. Njëherë për njëherë duhet të garantojnë sigurinë e tyre ndaj Serbisë, nuk e kanë garantuar akoma. Vuçiçi katër herë në javë thotë se do sulmojnë Kosovën. Befas një shkëndijë të hedh në luftë. Është gjuha e rëndë që e ka sjellë situatën në atë pikë, është gjuha ajo që e acaron politikën. Dhe gjuha e rëndë, gjuha e rëndë, një shkrepëse i vë zjarrin”, tha ai.

You may also like