Ka vijuar edhe sot protesta e banorëve në aksin Thumanë-Kashar, i hapur për qarkullim vetëm pak javë më parë.
Advertisements
Protestues të shumtë, të cilët janë kryesisht banorë të zonës, kanë bllokuar për disa minuta të dyja akset e rrugës, teksa nuk kanë munguar as përplasjet me policinë.
Advertisements
Një qytetar është parë i gjakosur në pjesën e fytyrës, dyshohet pas konfrontimit me policinë.
Qytetarët kërkojnë akses përmes hyrje-daljeve në autostradë, duke thënë se janë diskriminuar pasi janë lënë të izoluar.
Advertisements
Ata thonë se për të hyrë në fshatrat e tyre, u duhet të kryejnë dhjetra kilometra të panevojshme për shkak të mungesës së aksesit direkt.