EURO prek fundin, po këmbehet sot në kufi të 100 lekëve! Monedha evropiane është zhvlerësuar me 16% në 2 vite

by editor

Këtë të enjte monedha evropiane regjistroi vlerën më të ulët të këmbimit të saj në tregun shqiptar.

Advertisements

Një euro sot po këmbehet me 100 lekë, vlera më e ulët e regjistruar ndonjëherë, duke bërë që të zhvlerësohet me afro 16% brenda dy vitesh.

Advertisements

Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë tregtarët e blejnë euron me 99 lekë, dhe e shesin me 100 lekë. Monedha evropiane vijon të zhvlerësohet pavarësisht se Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në treg duke blerë valutë për ta stabilizuar atë.

Institucionet thonë se shkak për këtë zhvlerësim të euros është sasia e lartë e valutës në treg ndikuar kryesisht prej turizmit, që arrin kulmin në muajin gusht. Po ashtu ndikim në këtë treg japin edhe investimet e huaja, por edhe paraja që vjen nga burimet informale.

Advertisements

You may also like