Një video ku shfaqet biznesmeni vlonjat Vasil Bedinaj duke debatuar me një person në bregdetin e Vlorës, ka bërë xhiron e rrjetit, pasi në një moment të diskutimit, ai e godet me shuplakë dhe përleshen fizikisht.
Advertisements
Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar vetë Bedinaj, i cili shfaqet në një videomesazh së bashku me personin që ka goditur dhe kërkon ndjesë për atë çfarë qytetarët kanë parë.
Advertisements
Ai shprehet se janë të dy pronarë që punojnë dhe u shërbejnë turistëve nga mëngjesi deri në darkë, ndërsa thekson se ngjarja ka ndodhur një muaj më parë dhe se 30 minuta më vonë janë sqaruar dhe janë pajtuar.
Sipas biznesmenit, video është shpërndarë me qëllim nga persona që nuk e duan Vlorën.
Advertisements
Mesazhi i Vasil Bedinajt:
https://streamin.one/v/702620c6
Të nderuar bashkëqytetarë, ju që sot keni dëgjuar dhe keni dëgjuar lajme pafund për ne, ne jemi dy komshinj, të dy pronarë, që shërbejmë për turizmin nga mëngjesi deri në darkë. Patjetër, ne me mish dhe gjak jemi. Kemi gabuar dhe për këtë ju kërkojmë ndjesë. E kemi kuptuar pas 30 minutash dhe kjo është një histori që ka ndodhur para një muaji e gjysmë, nuk ka lidhje me ditën e sotme.
Ne sot po shërbejmë të gjithë atyre që zgjedhin Vlorën si destinacion turistik, që tashmë e dinë që është një qytet turistik që i ka të gjitha kushtet.
Dhe unë dhe komshiu im këtu në zonën e mrekullueshme të Radhimës bëjmë të pamundurën nga mëngjesi deri në darkë për t’u shërbyer të gjithëve dhe për të krijuar një imazh pozitiv.
Edhe njëherë ju kërkojmë ndjesë për atë që keni parë sot. E rëndësishme për ne është që ta na kuptoni që jemi dy qytetarë, jo një pronar dhe një turist. Turistët ne i mbajmë në pëllëbë të dorës. Ju mirëpresim në Vlorë, ju përshëndesim. Dhe njëherë ndjesë për atë që keni parë sot nga ata që nuk na e duan të mirën në këtë qytet. Ju faleminderit.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. B., F. B. dhe M. R., pasi ditën e djeshme, në Radhimë, dyshohet se kanë goditur me grushte shtetasin D. B., për motive të dobëta. Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin D. B. dhe punohet për kapjen e shtetasve A. B., E. B. dhe J. B., pasi dyshohet se gjatë konfliktit, kanë dëmtuar me mjete të forta, automjetin e shtetasit V. B”.