Prokuroria ka sekuestruar telefonat e dy infermiereve të arrestuara për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës, mbi krimin e kryer në azil ku Zyhdi Shehi qëlloi për vdekje shokun e dhomës Virxhil Vesho.
Advertisements
Kryeinfermierja Nazime Mulla dhe vartësja Glesantina Saraçi që shfaqen në kamera duke u përpjekur të fshehin vrasjen nuk kanë treguar ende nëse ato u urdhëruan për ta kryer këtë veprim duke telefonuar agjencinë funerale, apo është një sipërmarrje e tyre.
Advertisements
Ndërkohë pavarësisht dëshmive të stafit të azilit privat që kanë treguar se edhe autori Zyhdi Shehi edhe viktima Virxhil Vesho trajtoheshin nga skleroza, prokuroria ka urdhëruar policinë të sekuestrojë kartelat e tyre shëndetësore.
Një burim pranë prokurorisë së kryeqytetit pranoi se ende nuk janë referuar kartelat e tyre mjekësore për ta konsideruar të provuar sulmin në mesnatë nga historian i cili qëlloi në gjumë me një bastun shokun e tij të dhomës.
Advertisements
Aktualisht prokuroria e ka fokusuar hetimin tek zbardhja e skemës si ndodhi krimi dhe ende nuk i ka shtrirë hetimet dhe verifikimet se cili ishte protokolli për trajtimin e të moshuarve në azil.
Historiani Shehi ka deklaruar disa versione për sulmin që sipas tij e kreu mbasi 82-vjeçari i kishte hyrë në pronën private, pra në dhomën e azilit, i kishte zënë shpesh rrugën dhe e bullizonte. Stafi ka pranuar se mes dy të moshuarve nuk ka patur konflikte më herët.
Prokurorja e çështjes për shkak të veprimeve që po kryen nuk e ka referuar ende në gjykatë kërkesën për caktim të masës së sigurisë.
Nuk ka ende të dhëna nëse mbas ngjarjes veç policisë dhe prokurorisë që kanë bllokuar kamera e këqyrur vendngjarjen, a janë kryer apo jo verifikime nga institucionet e tjera mbi kushtet dhe protokollin
Top Channel/ Vrasja në azil/ Sekuestrohen celularët, po hetohet se kush urdhëroi fshehjen e ngjarjes