Pesë aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Tiranë me pasojë vdekjen e një 66-vjeçareje dhe plagosjen në total të 6 personave.
Advertisements
Xh. S., 26 vjeç, banues në Tiranë ra në pranga pasi, përplasi për vdekje F. S., 66 vjeçe në rrugën “Besim Alla”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”.
Advertisements
Gruaja nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë në spital.
Një tjetër aksident ndodhi në kryeqytet, ku A. Xh., 37 vjeç, banues në Tiranë duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” është përplasur me automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin F. T., dhe më pas me dy automjete tip “Benz” me drejtues shtetasit E. G., dhe G. K. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 37-vjeçari përfundoi në pranga.
Advertisements
Një 24-vje♪5are përfundoi në spital pasi u përplas në Rrugën e Dibrës nga një automjet tip “Opel”.
Xh. B., 24 vjeçe ndodhet në spital, kurse I. M., 25 vjeç, banues në Vorë përfundoi në pranga.
Kurse I. H., 32 vjeç, banues në Tiranë ra në pranga pasi në aksin rrugor në drejtim të Lanabregasit, duke drejtuar motomjetin në sens të kundërt me lëvizjen, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. H., 41 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e motomjeteve dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.