Aksident i tmerrshëm/ Digjen të gjallë 5 persona, 7 dërgohen në spital (Detajet)

by editor

Një aksidenti i tmerrshëm ka ndodhur në aksin rrugor Kishinau – Balti, në Moldavi.

Dy makina, një “Opel” dhe një “Mitsubishi” janë përplasur me njëra-tjetrën kokë më kokë pasi njëra prej tyre kishte hyrë në parakalim.

Advertisements

Si pasojë e përplasjes së fortë, automjetet janë përfshirë nga zjarri.

Brenda tyre janë gjetur 5 persona të djegur dhe 7 të tjerë, mes tyre dhe fëmijë janë transportuar në spital.

Advertisements

Në vendngjarje ndodhen të gjitha shërbimet përgjegjëse për ndërhyrjen dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave.

You may also like