Është zbardhur ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme në Pogradec, ku një 42-vjeçar, u gjet i shtrirë në rrugë dhe humbi jetën rrugës për në spital.
Advertisements
Sipas informacioneve, Egli Proga është rrahur nga një person që tashmë është identifikuar nga policia si Denis Meçe dhe është shpallur në kërkim.
Advertisements
Pasi janë konfliktuar në ambientet e jashtme të një lokali, viktima është goditur nga Meçe dhe më pas ka hyrë brenda lokalit, ku ka qëndruar vetëm 2 minuta.
Advertisements
Më pas ka dalë duke u rrëzuar në tokë për shkak të dhunës së shkaktuar. Ngjarja që deri ditën e djeshme u dyshua si aksidentale, rezultoi të jetë një vrasje. Pritet një reagim zyrtar nga policia.