Tronditëse/ Shtypet nga dera e garazhdit dhe ndërron jetë në spital, bien në pranga prindërit shqiptar të 3-vjeçarit

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një familje shqiptare në Aspropyrgos të Greqisë.

Një djalë 3-vjeçar ka humbur jetën pasi u shtyp nga një derë garazhi .

Advertisements

I mituri menjëherë pas ngjarjes u dërgua në spitalin Thriasio, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Lidhur me ngjarjen tragjike, efektivët e policisë arrestuan prindërit e 3-vjeçarit, një 39-vjeçar dhe një grua 42-vjeçare, të dy shtetas të Shqipërisë. Sipas informacioneve të mediave greke, familja jetonte në një kamp në Aspropirgos.

Advertisements

You may also like