E diela përgjak rrugët e vendit, mjetet përplasin për vdekje drejtuesit e motorëve

by editor

Dy aksidente me vdekje janë regjistruar këtë të dielë në vendin tonë. Drejtuesit e dy motorëve janë përplasur për vdekje nga drejtuesit e dy automjeteve.

Advertisements

Aksidenti i parë ka ndodhur në fshatin Topojë të Fierit, ku një automjet tip Mercedes-Benz ka përplasur për vdekje drejtuesin e motorit, Vladimir Sema, rreth 60 vjeç.

Advertisements

Sipas banorëve, automjeti ishte futur në parakalim dhe i bllokoi krahun viktimës, duke e hedhur atë në një kanal pranë rrugës. Drejtuesi A. M., është shoqëruar në polici.

Ndërkohë, aksidenti tjetër ka ndodhur në aksin Koplik – Bajze në Shkodër. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit, 66-vjeçari Rasim Shabaj ka humbur jetën.

Advertisements

You may also like