E rëndë në Kinë/ Stuhia përmbys kioskën, humbin jetën 6 persona

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinë, ku një kioskë u godit nga rrufeja gjatë një stuhie, ku humbën jetën gjashtë persona dhe duke plagosur 10 të tjerë, raportojnë mediat shtetërore.

Advertisements

Aksidenti ndodhi të dielën në Changzhou (lindje), një qytet rreth 150 kilometra në veriperëndim të Shangait.

Advertisements

Dhjetë personat që u plagosën janë dërguar në spital dhe janë në gjendje të qëndrueshme, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve Xinhua.

Një hetim për aksidentin është duke u zhvilluar, tha televizioni publik kinez ÇTV.

Advertisements

Kina është përballur me ngjarje ekstreme të motit muajt e fundit, veçanërisht shira të dendur në lindje dhe jug të vendit, ndërsa pjesa më e madhe e veriut është goditur nga nxehtësia dhe thatësira e pazakontë.

Ndryshimet klimatike, sipas shkencëtarëve për shkak të emetimeve të gazeve që shkaktojnë efektin serë, i bëjnë fenomene të tilla meteorologjike më të shpeshta dhe më të rënda.

You may also like