Tashmë sipërfaqja e djegur jo vetem është zgjeruar në brendësi të parkut kombëtar të Prespës, por ka kaluar në anën tjetër të Malit të Thatë mbi fshatin Peshkëpi të Bashkisë Pogradec duke rrezikuar djegien e sipërfaqeve të mëdha me bimësi të ulët.
Advertisements
Burime zyrtare bëjnë me dije se ditën e sotme ka pasur një angazhim të shtuar te forcave për izolimin e flakëve brenda parkut kombëtar, por sipas shërbimit zjarrfikës e vetmja mënyrë për fikjen e zjarreve është ndërhyrja nga ajri, e cila ka munguar prej dy ditesh.
Advertisements
Burime jo zyrtare thanë se vetëm pas dy ditësh pritet ndërhyrja nga ajri nëpërmjet helikopterëve grek dhe atij bullgar.pas kerkesave zyrtare drejtuar ketyre dy vendeve.
Nga ana e Maqedonisë së Veriut zjarri është riaktivizuar ndaj dhe per kete shërbimi zjarrfikes e ka të pamundur të vij në ndihmë për shuarjen e flakëve në Parkun Kombëtar të Prespës./vizionplus.tv
Advertisements